Charles Explorer logo
🇨🇿

Përkthimet në gjuhën italiane të romanit Kështjella të Ismail Kadaresë : përfundimet e analizës kritike

Publikace na Filozofická fakulta |
2015

Tento text není v aktuálním jazyce dostupný. Zobrazuje se verze "sq".Abstrakt

Analiza kritike e dy përkthimeve italiane të romanit Kështjella, e bazuar në metodologjinë të Hewson-it, e cila inkuadrohet në fushën e studimit të quajtur "Translation Criticism", ka sjellë si përfundim që përkthimi i vitit 1975 (La fortezza) karakterizohet si "hibrid", ndërsa ai i vitit 1981 (I tamburi della pioggia) si "metamorfizues". Me këtë kumtesë do të vihen në pah elementet, mbi të cilat mbështeten këto përcaktime, duke nisur nga analiza krahasuese e dy përkthimeve mes vete dhe me origjinalin, si edhe me versionin në gjuhën frënge (Les tambours de la pluie), që përfaqëson tekstin ndërmjetësues për përkthimin e vitit 1981.