ky vështrim historik i marrëdhënieve njëshe- kullore diplomatike çeko-shqiptare tregon se çekët e shqiptarët, edhe pse gjeografikisht pak larg njëri-tjetrit, politikisht ndonjëherë jo dhe aq të interesuar, kanë kultivuar e kultivojnë simpati reciproke që kanë ardhur si pasojë e lidhjeve të hershme si dhe shtimit në vazhdimësi të kontakteve të drejtëpërdrejta. Këto simpati e kontakte duken edhe më forta në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve të tyre diplomatike.